Uran Ismaili: Këto zgjedhje e definojnë Prishtinën e zhvillimit apo të avazit të vjetër…

Uran Ismaili: Këto zgjedhje e definojnë Prishtinën e zhvillimit apo të avazit të vjetër (VIDEO) Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme përbëjnë një moment vendimtar për të ardhmen e kryeqytetit. Sipas tij, këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse Prishtina do të hyjë në një fazë të re zhvillimi apo do të vazhdojë, siç u shpreh ai, me “avazin e vjetër” që nuk i plotëson nevojat bazike të qytetarëve. Ismaili kritikoi kryetarin aktual për mosrealizimin e zotimeve dhe theksoi se ndryshe nga premtimet abstrakte të të tjerëve, plani i tij përmban zgjidhje konkrete dhe të matshme. “Unë kur them ‘do ta zhbllokoj trafikun’, ju tregoj tregoj saktë se si do ta bëj: duke blerë 100 autobusë të rinj, krijimin e korsisë së ndarë për autobusë, 5 parkingje jashtë Prishtinës dhe një qendër moderne për menaxhimin e trafikut. Këto intervenime secili qytetar mund t’i shohë se a janë realizuar apo jo në fund të mandatit,” tha ai. Në një postim në rrjetet sociale, Ismaili e quajti këtë periudhë si një “moment vendimtar që do ta definojë të ardhmen e Prishtinës dhe në këtë kryqëzim të rëndësishëm, është e domosdoshme ta nxjerrim qytetin nga kaosi.” Uran Ismaili: Këto zgjedhje e definojnë Prishtinën e zhvillimit apo të avazit të vjetër (VIDEO) Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimet e zgjedhjeve të 12 tetorit Izraelitët protestojnë teksa ushtria shton sulmet në Gazë Prokuroria ngre aktakuzë ndaj KEDS dhe tre punëtorëve të saj për vdekjen e punëtorit nga energjia elektrike Mosmarrëveshjet për pronën çuan në vrasjen e mërgimtarit shqiptar në Itali Trump: Askush nuk e di pse nuk ka punuar GPS-i në aeroplanin e Presidentes së Komisionit Evropian

Lini një Përgjigje