Dardanët e mbajtën stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para nisjes për në Basel, ku të premten do të luajë kundër Zvicrës, në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal, njofton shtëpia e futbollit kosovar.
Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje taktike, duke u fokusuar në organizimin ofanziv dhe mbrojtës, në ndërprerje dhe në reagimin e ekipit gjatë tranzicioneve të lojës.
Në mungesë të Zhegrovës, Rashicës e Hadërgjonajt, trajneri gjerman është duke i provuar skemat dhe mbulimet e tyre.
Kosova do të luajë të premten me Zvicrën, kurse të hënën tjetër me Suedinë në shtëpi.
Dardanët e mbajtën stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër Jashari i zbulon synimet e Kosovës në Zvicër Vojvoda: Në Zvicër presim përkrahje të madhe nga tifozët, në shtator i synojmë gjashtë pikë Ujkani: S’e di nëse do të mundë të shkojmë në Botëror, por ëndrra e jonë është Evropiani i ardhshëm Samir Ujkani e tregon arsyen e mungesës së Zhegrovës te Kosova në ndeshjet e shtatorit Ujkani: Barça e Reali ishin interesuar për Zhegrovën