Ulutash diskuton për koordinimin KFOR-EUFOR për forcimin e paqes në Ballkan

Ulutash diskuton për koordinimin KFOR-EUFOR për forcimin e paqes në Ballkan

Pikat kryesore

  • “Gjeneralmajor Ulutash ka rikonfirmuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë”, thuhet në njoftim.
  • Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me EUFOR-in si pjesë e përpjekjeve më të gjera ndërkombëtare për forcimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutaşh, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në selinë e misionit të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë (EUFOR-Althea), në kampin Butmir të Sarajevës. Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit me komandantin e EUFOR-it, gjeneralmajor Florin-Marian Barbu, dhe zëvendëskomandantin e këtij misioni, gjeneral brigade Uberto Incisa di Camerana, është diskutuar për mbështetjen që KFOR-i ofron për sigurinë në Kosovë, rolin e tij në forcimin e stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me EUFOR-in dhe Shtabin e NATO-s në Sarajevë. “Gjeneralmajor Ulutash ka rikonfirmuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë”, thuhet në njoftim. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me EUFOR-in si pjesë e përpjekjeve më të gjera ndërkombëtare për forcimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/30/2025 21:51 “Mos bini pre e propagandës”, Bajrami: Nuk ka bazë ligjore Kurti si deputet me prezantu buxhetin e të kthehet që ta votojë 10/30/2025 21:46 Ulutash diskuton për koordinimin KFOR-EUFOR për forcimin e paqes në Ballkan 10/30/2025 21:43 “Nisma po afrohet me LDK-në, PDK është gjithqysh për zgjedhje, AAK nuk po ka dëshirë me hy” – Si është disponimi i partive sipas Valon Sylës?

Lini një Përgjigje