Pikat kryesore
- Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula komentoi lëvizjen e Partisë Demokratike që tërhoqi firmat për kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokatin e Popullit.
- I ftuar sot në Top Story ai u shpreh se kjo gjë është e turpshme dhe tregon se partia është pa kokë dhe nuk është serioze.
- “PD tregon që është pa kokë dhe kjo ka ndodh edhe herë të tjera.
Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula komentoi lëvizjen e Partisë Demokratike që tërhoqi firmat për kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokatin e Popullit. I ftuar sot në Top Story ai u shpreh se kjo gjë është e turpshme dhe tregon se partia është pa kokë dhe nuk është serioze. “PD tregon që është pa kokë dhe kjo ka ndodh edhe herë të tjera. Një deputet nuk e firmos një gjë të tillë. Ju duket rastësi që firmosin të gjitha figurat e rëndësishme. Mendoni se firmosin pa ditë gjë. Berisha merr vesh çdo gjë. Është e turpshme për të mos votuar për Ndregjonin, Kalanë që kanë luftuar. Tani do ishte më e ndershme që të thonë kemi vendos për Shabanin dhe ta mbash deri në fund. Po të thuash një herë kuç dhe një herë maç, është e turpshme. Atë çka kemi thënë prej një viti, aty nuk merret vesh më, nuk është më opozitë serioze”, u shpreh Dashnor Sula.