Pikat kryesore
- Sipas tij, rritja e çmimeve në tregun turistik ka qenë minimale dhe nuk ka ndjekur në të njëjtin ritëm rritjen e kostove, duke ndikuar kështu në marzhet e fitimit të operatorëve.
- Xhepa nënvizoi se sfida kryesore e sektorit mbetet ruajtja e konkurrueshmërisë në rajon, si në aspektin e shërbimeve ashtu edhe të çmimeve, ndërsa theksoi se Shqipëria tashmë është konsoliduar si destinacion turistik.
- “ Ne kaluam një situatë shumë të vështirë me uljen e kursit të euros dhe rritja e çmimeve ka ndikuar automatikisht me rritjen e kostove.
Kreu i Shoqatës së Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa, ka folur për situatën aktuale të sektorit turistik, duke theksuar se bizneset janë përballur me vështirësi të ndjeshme ekonomike si pasojë e luhatjeve të kursit të euros dhe rritjes së kostove të operimit. Sipas tij, rritja e çmimeve në tregun turistik ka qenë minimale dhe nuk ka ndjekur në të njëjtin ritëm rritjen e kostove, duke ndikuar kështu në marzhet e fitimit të operatorëve. Xhepa nënvizoi se sfida kryesore e sektorit mbetet ruajtja e konkurrueshmërisë në rajon, si në aspektin e shërbimeve ashtu edhe të çmimeve, ndërsa theksoi se Shqipëria tashmë është konsoliduar si destinacion turistik. Ai shtoi se ruajtja e imazhit të vendit kërkon bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore dhe koordinim më të mirë për të përmbushur pritshmëritë e turistëve, me synimin që çdo vizitor të largohet i kënaqur nga përvoja e tij në Shqipëri. “ Ne kaluam një situatë shumë të vështirë me uljen e kursit të euros dhe rritja e çmimeve ka ndikuar automatikisht me rritjen e kostove. Kemi një rritje shumë të vogël, gati të papërfillshme të rritjes së çmimeve në raport me kostot. Lufta jon është që të jemi konkurrues në rajon në lidhje me shërbimet, cilësinë dhe çmimeve. Lufta ka pasur ndikim, por ne nuk varemi vetëm nga ajo, sepse Shqipëria është kthyer në një destinacion. Ne duhet ta mbajmë fort këtë marketing. Në bashkëpunim me shtetit, duhet të kemi një koordinim të mirë, që turisti të gjejë atë që e pret dhe pritshmëritë që ka. Ne synojmë që çdo turist që vjen në Shqipëri të ngelet i kënaqur. Shqipëria duke qenë një destinacion i sigurt turistike, ne na mbetet që të bëjmë një punë profesionale dhe korrekte”, tha Xhepa. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! 2020 viti i errët për turizmin, Xhepa: Pasiguri edhe për këtë sezon