Pikat kryesore
- Kreu i Shoqatës së Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa, tha për ‘Sheshi i Dollarit’ se qyteti po njeh rritje të vazhdueshme të turistëve dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve nga viti në vit.
- Sipas tij, Durrësi po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vende të ndryshme, ndërsa këtë sezon janë shtuar turistët nga Anglia dhe kanë nisur edhe prenotimet nga Finlanda falë linjave direkte ajrore.
- Xhepa theksoi se fluksi turistik nuk është i rastësishëm, por i organizuar përmes prenotimeve, çka tregon stabilitet dhe rritje të besimit te destinacioni.
Kreu i Shoqatës së Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa, tha për ‘Sheshi i Dollarit’ se qyteti po njeh rritje të vazhdueshme të turistëve dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve nga viti në vit. Sipas tij, Durrësi po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vende të ndryshme, ndërsa këtë sezon janë shtuar turistët nga Anglia dhe kanë nisur edhe prenotimet nga Finlanda falë linjave direkte ajrore. Xhepa theksoi se fluksi turistik nuk është i rastësishëm, por i organizuar përmes prenotimeve, çka tregon stabilitet dhe rritje të besimit te destinacioni. “Durrësi ka një shtrirje të madhe gjeografike dhe ka disa tipologji turizmi. Durrësi ka bërë një punë të madhe, paketat turistike kanë qenë stabile dhe kanë ruajtur stabilitetin. Ka pasur rritje të turistëve dhe të cilësisë së shërbimit. Për ne ka pasur rëndësi të rrisim cilësinë e shërbimit. Vit për vit ka shtim të numrit të shteteve që frekuentojnë Durrësin. Janë shtuar turistët nga Anglia dhe kanë nisur edhe prenotimet nga Finlanda. Ka linja avionësh direkte nga Finlanda dhe Durrësi është në gjendje të përballojë një numër të konsiderueshëm turistësh. Fluksi nuk vjen i rastësishëm, por vjen me prenotime.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Edicioni qendror me Juli Krisafi, (29/05/2026) Durrësi, gati për sezonin veror/ Floreta Kërtusha: Synojmë turizmin elitar “Fluks turistësh në Durrës”, Çerenishti: Më shumë vëmendje tek strukturat akomoduese