Trump mesazh presidentit të Kinës: Dërgoi përshëndetje Putinit dhe Kim Jong Un, me të cilët komploton kundër Amerikës Ndërsa në Pekin po zhvillohej një paradë e madhe ushtarake ku Kina prezantoi armë të reja, Presidenti i SHBA-së Donald Trump publikoi një mesazh në rrjetin e tij social “Truth Social”, në të cilin ai i bëri thirrje Presidentit kinez Xi Jinping, Presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, të cilët ishin së bashku në paradë.
“Pyetja e madhe është nëse Presidenti Kinez Xi do të përmendë sasinë e madhe të mbështetjes dhe ‘gjakderdhjes’ që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Kinës për të ndihmuar në sigurimin e LIRISË nga një pushtues i huaj shumë armiqësor.
Shumë amerikanë vdiqën në përpjekjen e Kinës për Fitore dhe Lavdi.
Shpresoj që ata do të nderohen dhe do të kujtohen siç duhet për guximin dhe sakrificën e tyre”, shkroi Trump.
“Presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm i Kinës paqin një ditë të mrekullueshme feste.
Ju lutem përcillni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.
Postimi i Trump erdhi ndërsa Xi Jinping foli para 26 udhëheqësve botërorë, përfshirë Putinin dhe Kim, për një Kinë “të pandalshme” që nuk frikësohet..
Parada u përdor gjithashtu për të shfaqur një brez të ri armësh, duke përfshirë raketa bërthamore, sisteme lazeri dhe dronë detarë.
Trump mesazh presidentit të Kinës: Dërgoi përshëndetje Putinit dhe Kim Jong Un, me të cilët komploton kundër Amerikës Garda Skoceze ekspozon armët dhe pajisjet ushtarake në Kosovë Mjeku: Kujdes, një grip agresiv nga Australia do të prekë Evropën dhe Shqipërinë Sindikatat: Pagat nuk përputhen me koston e jetesës Hamiti: Rezultatin në zgjedhje e kishin të mirë, por VV-ja është formacion i pazoti