Tre prokurorë në sallë/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i…

Tre prokurorë në sallë/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i…

Pikat kryesore

  • Ndërkohë, në sallë do të jenë të pranishëm 3 prokurorë, mes tyre kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
  • Po ashtu raportohet se në Kryesinë e Kuvendit, ku do të mbahet dhe mbledhja, është paraqitur dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
  • Nuk dihet nëse Balluku do të jetë e pranishme në sallë apo jo, ndërsa mund të përfaqësohet dhe nga avokatja e saj, që në këtë rast është motra e saj, Pemela Qirko.

Tre prokurorë në sallë/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për zëvendëskryeministren Duket se gjithçka është gati për nisjen e mbledhjes Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Mbledhja pritet të nisë në orën 10:30. Ndërkohë, në sallë do të jenë të pranishëm 3 prokurorë, mes tyre kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Po ashtu raportohet se në Kryesinë e Kuvendit, ku do të mbahet dhe mbledhja, është paraqitur dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Nuk dihet nëse Balluku do të jetë e pranishme në sallë apo jo, ndërsa mund të përfaqësohet dhe nga avokatja e saj, që në këtë rast është motra e saj, Pemela Qirko. Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë. loading…

Lini një Përgjigje