Pikat kryesore
- Topi i Artë 2025 / Fabjan Përndreca fiton çmimin “Talenti i Vitit” për djem, trofeu dorëzohet nga Elseid Hysaj Fabjan Përndreca është fitues i çmimit “Talenti i Vitit” për djem në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”.
- Mbrojtësi i Bylisit dhe i Kombëtares U-21 u vlerësua për paraqitjet e tij dhe potencialin e shfaqur gjatë sezonit.
- Ky çmim vlerëson pasionin, përkushtimin dhe talentin e futbollistëve të rinj që synojnë të arrijnë majat në karrierën e tyre.
Topi i Artë 2025 / Fabjan Përndreca fiton çmimin “Talenti i Vitit” për djem, trofeu dorëzohet nga Elseid Hysaj Fabjan Përndreca është fitues i çmimit “Talenti i Vitit” për djem në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”. Mbrojtësi i Bylisit dhe i Kombëtares U-21 u vlerësua për paraqitjet e tij dhe potencialin e shfaqur gjatë sezonit. Ky çmim vlerëson pasionin, përkushtimin dhe talentin e futbollistëve të rinj që synojnë të arrijnë majat në karrierën e tyre. Në garë për këtë trofe ishin të nominuar edhe Arlind Kurti (Laçi), Ergis Arifi (Teuta) dhe Erald Maksuti (Flamurtari). Çmimin Fabjan Përndrecës ia dorëzoi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Pas marrjes së çmimit, Fabjan Përndreca falënderoi të gjithë të pranishmit dhe shprehu mirënjohjen për këtë vlerësim të rëndësishëm. loading…