TikTok” është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë/ Fëmijët shqiptarë, si po…

TikTok” është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë/ Fëmijët shqiptarë, si po…

Pikat kryesore

  • “TikTok” është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë/ Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme?
  • Një brez i tërë po rritet jo me libra, lodra apo programe televizive, por me algoritme.
  • Gen Alpha, fëmijët që sot janë nën 13 vjeç, po mësojnë botën përmes TikTok-ut, YouTube-it dhe Inteligjencës Artificiale, në një mjedis ku “feed”-i vendos çfarë shohin, çfarë konsumojnë dhe shpesh, si mendojnë.

“TikTok” është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë/ Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme? Një brez i tërë po rritet jo me libra, lodra apo programe televizive, por me algoritme. Gen Alpha, fëmijët që sot janë nën 13 vjeç, po mësojnë botën përmes TikTok-ut, YouTube-it dhe Inteligjencës Artificiale, në një mjedis ku “feed”-i vendos çfarë shohin, çfarë konsumojnë dhe shpesh, si mendojnë. Si po formësohet “ekonomia e vëmendjes”… Në shtëpitë shqiptare, ekranet janë bërë shoqëruesit e përhershëm të fëmijëve. Një vajzë 12-vjeçare mund të mësojë teknika make-up-i përmes videove 30-sekondëshe, ndërsa një djalë 13-vjeçar mëson për “suksesin” nga influencerë që tregojnë makina luksoze e jetë të përsosur. Nuk janë më librat, filmat edukativë apo rrëfimet familjare që formojnë shijet dhe ëndrrat e tyre, por përmbajtje të krijuara për të mbajtur vëmendjen sa më gjatë, të projektuara për të krijuar varësi emocionale dhe shpesh për të ushqyer konsum. Në prapaskenë, funksionon një sistem që nuk fle: algoritmi, që mëson çdo klikim, çdo ndalesë, çdo shikim të përsëritur. Ai përcakton se çfarë video shohim, çfarë muzike dëgjojmë, madje edhe si ndiejmë. Sa më shumë kohë kalon një përdorues, aq më shumë vlerë krijon për platformën. Kjo është arsyeja pse çdo përmbajtje është e shpejtë, e lehtë për t’u konsumuar, e ndërtuar për të dhënë kënaqësi të menjëhershme. TikTok, për shembull, është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë, një mësues pa fytyrë, pa përgjegjësi, por me ndikim të jashtëzakonshëm në mënyrën si ata e shohin veten dhe botën. YouTube, ndërkohë, është kthyer në një univers paralel. Nga videot e animuara për më të vegjlit, te “vlogjet” e jetës së përsosur për adoleshentët, ai ofron një realitet ku gjithçka është e bukur, e shpejtë dhe e arritshme…në pamje të parë.

Lini një Përgjigje