Bombardohet Karakasi, Venezuela akuzon SHBA-në për sulmin ushtarak

Bombardohet Karakasi, Venezuela akuzon SHBA-në për sulmin ushtarak

Pikat kryesore

  • Qeveria e Venezuelës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “agresion ushtarak”, duke deklaruar se e “refuzon, dënon dhe kundërshton” veprimet e Uashingtonit.
  • “Sjellje të tilla agresive kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe Karaibe, dhe rrezikojnë seriozisht jetën e miliona njerëzve”, thuhet më tej në deklaratë.
  • Deri në këto momente, Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura nga Karakasi.

Qeveria e Venezuelës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “agresion ushtarak”, duke deklaruar se e “refuzon, dënon dhe kundërshton” veprimet e Uashingtonit. Në një deklaratë zyrtare, autoritetet venezueliane thanë se SHBA po përpiqet të “përvetësojë burimet strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftën dhe mineralet”, duke synuar, sipas tyre, të cenojë me forcë pavarësinë politike të vendit. “Sjellje të tilla agresive kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe Karaibe, dhe rrezikojnë seriozisht jetën e miliona njerëzve”, thuhet më tej në deklaratë. Deri në këto momente, Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura nga Karakasi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! FOTOLAJM/ Alarm në Venezuelë, shpërthime dhe avionë ushtarakë në qiellin e kryeqytetit Rama ndan pamjet: Muzeu Onufri në Berat mbi 100 mijë vizitorë për të dytin vit radhazi Sulmet ruse në Kharkiv, të paktën 15 të plagosur

Lini një Përgjigje