Spektakël në Paris/ Gola dhe emocione në ‘Parc de Princes’

Spektakël në Paris/ Gola dhe emocione në ‘Parc de Princes’

Pikat kryesore

  • U mendua se ajo që pamë në Mynih dy javë më parë ishte kulmi.
  • Spektakli në “Parkun e Princave” të kryeqytetit të Francës arriti përmasa çmendurie dhe Paris SG e Bajern shënuan plot 9 gola në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
  • Paris SG, kampion I Europës në fuqi, fitoi 5-4 në një përballje mahnitëse, me përmbysje, me gabime, por edhe me momente të mëdha futbolli.

U mendua se ajo që pamë në Mynih dy javë më parë ishte kulmi. Paskemi qenë të gabuar tërësisht. Spektakli në “Parkun e Princave” të kryeqytetit të Francës arriti përmasa çmendurie dhe Paris SG e Bajern shënuan plot 9 gola në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Ndoshta, diçka e tepruar dhe e pakujdesshme për ata që pëlqejnë stilin e quajtur “italianist” të futbollit, të njohur ndryshe si “katenaço” apo “dryni zviceran”, por publiku botëror që ndjek këtë sport padyshim që ka duartrokitur fort. Paris SG, kampion I Europës në fuqi, fitoi 5-4 në një përballje mahnitëse, me përmbysje, me gabime, por edhe me momente të mëdha futbolli. Bajerni kaloi përpara me Harri Kejnin me penallti, por PSG reagoi dhe e ktheu për mbarë ndeshjen kur Kvarackelia dhe Nevesh shënuan shpejt. Barazimi erdhi sërish rrufeshëm falë një francezi si Olise, por pjesa e parë I takoi vendasve. Në fund, Dembele fitoi penallti dhe e ktheu në gol po vetë. Topi I Artë I “Frans Futbollit” nisi ta tregonte veten, ndërsa pas pushimit u luajt një dramë më vete. Kur kampionët e Francës dhe të kontinentit shënuan dy herë radhazi dhe arritën epërsinë 5-2, u mendua se bavarezët do të përfundonin si Çelsi apo Liverpuli. Ndoshta, për një moment harruam se po flasim për Bajernin. Gjigandi I Gjermanisë dhe I Europës tregoi gjithë karakterin përballë një skuadre vrasëse në kundërsulm dhe rihapi gjithçka. Mbrojtësi Upamekano dhe sulmuesi Luis Diaz, ai që fitoi penalltinë në fillim, e kthyen ekipin e tyre nga buza e greminës, në pretendent të fortë për finalen e Championsit. Dhe të mendosh se këtë herë ishte pa trajnerin e pezulluar, Vinsent Kompani, ndërsa Luis Enrike ishte në stol. Kualifikimi do të vendoset mbrëmjen e 6 majit në “Alianc Arenë” në duelin e kthimit Bajern-PSG./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “AI”: Në finale Bayern dhe Arsenal/ Inteligjenca Artificiale parashikon gjymsëfinalet e Champions “Finalja” e parë e Champions/ Paris SG-Bayern, sfida e madhe në gjysmëfinalet e turneut Një Bayern “total”/ Bavarezët arrijnë edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë

Lini një Përgjigje