Çmimet e karburantit në SHBA janë më të lartat që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimet e karburantit në SHBA janë më të lartat që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimet e karburanteve në Shtetet e Bashkuara kanë arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i luftës me Iranin, duke shkaktuar shqetësim te konsumatorët dhe presion shtesë mbi ekonominë amerikane, veçanërisht në prag të sezonit të verës. Mesatarja e çmimit të benzinës ka arritur rreth 4.12 dollarë për gallon (afërsisht 0.96 euro për litër), që për SHBA-në përbën një rritje të ndjeshme krahasuar me muajt e mëparshëm, edhe pse mbetet më e ulët se në Evropë. Rritja është e dukshme krahasuar me fundin e shkurtit, kur filluan sulmet ndaj Iranit, duke shtuar mbi 1 dollar për gallon në çmimin e benzinës dhe duke reflektuar ndikimin e drejtpërdrejtë të tensioneve në tregjet globale të energjisë. Rritja e çmimeve lidhet kryesisht me ndërprerjet dhe pasiguritë në furnizimin global të naftës, veçanërisht përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e energjisë, si dhe me ndikimin e luftës në tregjet ndërkombëtare. Edhe pse në ditët e fundit është vërejtur një ulje e lehtë e çmimeve për shkak të pritjeve për një marrëveshje të mundshme paqeje, ato mbeten ende të larta dhe pritet të vazhdojnë të ndikojnë në inflacion dhe kosto të jetesës në SHBA për javët në vijim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Trump: Irani pranë kolapsit/ Qirjazi: Do heqë dorë nga programi bërthamor, vetëm nëse fuqizon atë balistik Zëdhënësi i ushtrisë iraniane: Lufta me SHBA nuk ka mbaruar Trump me Mbretin Charles III: Amerikanët nuk kanë miq më të ngushtë se britanikët

Lini një Përgjigje