Pikat kryesore
- Këngëtarja Xhesika Polo ka surprizuar publikun me transformimin e saj të jashtëzakonshëm fizik dhe emocional, duke treguar në studio rrugëtimin e vështirë që e çoi nga 96 kilogramë në 68.
- Mes sinqeritetit dhe emocioneve, ajo pranoi se gjithçka nisi nga një moment i fortë reflektimi me veten.
- Por një ditë thjesht thashë: ‘Jo më’ dhe fillova të zgjedh veten çdo ditë”, u shpreh këngëtarja.
Këngëtarja Xhesika Polo ka surprizuar publikun me transformimin e saj të jashtëzakonshëm fizik dhe emocional, duke treguar në studio rrugëtimin e vështirë që e çoi nga 96 kilogramë në 68. Mes sinqeritetit dhe emocioneve, ajo pranoi se gjithçka nisi nga një moment i fortë reflektimi me veten. “Nuk ishte perfekte. Ishte motivim, pak pendim dhe shumë disiplinë. Por një ditë thjesht thashë: ‘Jo më’ dhe fillova të zgjedh veten çdo ditë”, u shpreh këngëtarja. Xhesika tregoi se për vite me radhë e shtynte ndryshimin duke i thënë vetes: “Do e nis të hënën”, por pa bërë asnjë hap konkret. Derisa vendosi të shkëputej edhe nga daljet televizive për një periudhë të gjatë, për t’iu përkushtuar totalisht vetes. “Ushqehem shëndetshëm, ushtrohem rregullisht, nuk pi cigare dhe kam shumë vullnet. Tani jam versioni që dikur nuk e imagjinoja dot”, tha ajo. Por pas këtij transformimi qëndron edhe një histori e fortë dashurie. Xhesika foli me shumë mirënjohje për partnerin e saj, të cilin e konsideron shtyllën kryesore të ndryshimit në jetën e saj. “Mirënjohja e parë është për partnerin tim të mrekullueshëm. Ai ka luajtur një rol thelbësor në transformimin tim. Më ka dhënë një perspektivë shumë të shëndetshme për jetën dhe më motivon çdo ditë”, rrëfeu ajo. Edhe pse partneri i saj nuk është pjesë e botës së artit, Xhesika tha se ai ka “muzikë në shpirt” dhe një energji që e bën unik. “Në çdo vendim që marr, konsultohem me të dhe ndihem e sigurt që gjithmonë do të më udhëheqë drejt së mirës. Është njeriu i duhur, në kohën e duhur”, tha këngëtarja. Ajo tregoi se lidhja e tyre nisi krejt rastësisht dhe se përqafimi i parë ndodhi që në takimin e parë. Ndërkohë, Xhesika po jeton edhe një tjetër sukses artistik me projektin e saj të veçantë të 23 coverave, që publikon çdo ditë deri sa të bëhet virale. “Nisi që te ‘Këngët e Shekullit’, kur këndova ‘Kënga e gjyshes’. Këto covera kanë ecur shumë mirë dhe mezi pres të postoj të tjera. Ka qenë gjëja më e bukur që më ka ndodhur në gjithë karrierën time”, përfundoi ajo./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!