Pikat kryesore
- Një 24-vjeçar është arrestuar këtë të martë (5 maj) në Portin e Durrësit, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
- Sipas Policisë, ai u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në hyrje të Shqipërisë, pasi në furgonin e tij u gjetën 3250 fara kanabisi.
- Po ashtu, gjatë kontrollit, Policia gjeti edhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.
Një 24-vjeçar është arrestuar këtë të martë (5 maj) në Portin e Durrësit, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, ai u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në hyrje të Shqipërisë, pasi në furgonin e tij u gjetën 3250 fara kanabisi. Po ashtu, gjatë kontrollit, Policia gjeti edhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.