Pikat kryesore
- Trajneri i Iranit, Amir Ghalenoei, në konferencën për shtyp theksoi se skuadra e tij është e fokusuar vetëm te futbolli dhe dëshiron të përfaqësojë me krenari vendin.
- Ai u shpreh se shpreson që turneu të sjellë gëzim dhe të afrojë kultura të ndryshme, pavarësisht vështirësive që ekipi ka hasur gjatë udhëtimeve dhe ndryshimeve të planit të grumbullimit.
- Në qendër të vëmendjes ishte edhe sulmuesi dhe ish-lojtari i Interit, Mehdi Taremi, i cili u pyet për protestat e mundshme gjatë ndeshjeve në Los Anxhelos.
Kombëtarja e Iranit ndodhet në Shtetet e Bashkuara për ndeshjet përgatitore dhe atmosferën e Botërorit, por udhëtimi dhe qëndrimi i saj janë shoqëruar nga tensione politike dhe protesta të vogla të disa grupeve demonstruesish, përfshirë edhe praninë e flamujve para-revolucionarë të vitit 1979. Trajneri i Iranit, Amir Ghalenoei, në konferencën për shtyp theksoi se skuadra e tij është e fokusuar vetëm te futbolli dhe dëshiron të përfaqësojë me krenari vendin. Ai u shpreh se shpreson që turneu të sjellë gëzim dhe të afrojë kultura të ndryshme, pavarësisht vështirësive që ekipi ka hasur gjatë udhëtimeve dhe ndryshimeve të planit të grumbullimit. Në qendër të vëmendjes ishte edhe sulmuesi dhe ish-lojtari i Interit, Mehdi Taremi, i cili u pyet për protestat e mundshme gjatë ndeshjeve në Los Anxhelos. Ai deklaroi se futbolli duhet të mbetet mbi politikën dhe se mund të shërbejë si urë lidhëse mes njerëzve me mendime të ndryshme. Sipas tij, dashuria për vendin dhe respekti për iranianët brenda dhe jashtë vendit mbetet e pandryshuar. Taremi pranoi gjithashtu se atmosfera nuk ka qenë e njëjtë si në turnetë e mëparshëm botërorë. Ai tha se që në mbërritje ka ndier tensione dhe probleme organizative, përfshirë vështirësi me viza, ndryshime të kampit stërvitor dhe vonesa në planifikim. Sipas tij, këto faktorë kanë ndikuar në përgatitjen e ekipit dhe në eksperiencën e përgjithshme të turneut. Nga ana e tij, trajneri Ghalenoei shtoi se skuadra ka kaluar disa ndryshime në programin e grumbullimit, duke përfshirë edhe zhvendosje nga SHBA-të në Tijuana, dhe më pas rikthim në planin aktual. Megjithatë, ai vlerësoi mikpritjen që kanë marrë në Meksikë gjatë një pjese të përgatitjeve. Pavarësisht këtyre vështirësive, stafi dhe lojtarët e Iranit shprehen të vendosur për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të treguar vlerat e tyre sportive. Mesazhi i tyre mbetet i qartë: futbolli duhet të mbetet një hapësirë bashkimi, larg ndarjeve politike dhe një mundësi për të sjellë më shumë paqe dhe mirëkuptim mes popujve.