Pikat kryesore
- Ndoshta, jehona ishte më e madhe sesa ajo pas gjysmëfinales së parë.
- Jo vetëm që një Argjentinë-Angli është një luftë dhe jo vetëm futboll, por edhe sepse Lionel Mesi me shokë na kanë mësuar me tronditje, me ankthin, dhe në fund me triumfin si nga asgjëja.
- Nga Argjentina, kremtimet i udhëheq e përditshmja sportive, “Ole”: Argjentina finaliste!
Ndoshta, jehona ishte më e madhe sesa ajo pas gjysmëfinales së parë. Jo vetëm që një Argjentinë-Angli është një luftë dhe jo vetëm futboll, por edhe sepse Lionel Mesi me shokë na kanë mësuar me tronditje, me ankthin, dhe në fund me triumfin si nga asgjëja. I gjithë planeti është në këmbët e kampionëve të botës. Nga Argjentina, kremtimet i udhëheq e përditshmja sportive, “Ole”: Argjentina finaliste! Doreza e Zotit! Çmenduri e plotë e seleksionit, ia doli ndaj Anglisë, do të luajë finalen ndaj Spanjës! Ja edhe e përditshmja “Klarin” nga Buenos Airesi: Mrekulli me futboll, dhe tani për të katërtën! Me një paraqitje të paharrueshme, seleksioni luajti ndeshjen më të mirë, mundi Anglinë! Të dielën Spanja! “Diario Popular” po nga Argjentina titullon: Me futboll dhe klas le të shkojmë për titullin e katërt botëror! Skaloneta heroike përballë Spanjës! E përditshmja autoritare “La Nasion” ka këtë titull: Finalistë heroikë! Sërish një përmbysje me zemër, 2-1 ndaj Anglisë! Të dielën për kupën e katërt ndaj Spanjës! Po nga Argjentina është “Kronika”: Ngritëm flamurin! Triumf epik ndaj Anglisë dhe jemi finalistë! Një tjetër ndeshje për infarkt! Padyshim që mediat angleze ishin në zi kombëtare. “Deili Telegraf” shkruan: Gjuetia ende vazhdon për Anglinë! Skuadra e Mesit shënoi dy gola në 7 minuta për finalen ndaj Spanjës! Ja edhe e përditshmja e njohur “Indipendënt”: Zemra e thyer e Anglisë! “Tre luanët” pësuan dy gola të vonshëm ndaj Argjentinës, duke dalë jashtë kupës së botës! Ja edhe lavdia e vjetër, “Tajms”: E njëjta histori e lashtë! Anglia mori kryesimin, pastaj loja në mbrojtje dhe zëvendësimet I kushtuan vendin në finale! Tabloidja “San” bën lojë fjalësh me fjalën “uondërbaul”, që do të thotë “thirrja e mrekullueshme”! Kejn dëshpërohet, ndërsa “armiku I vjetër” flaket jashtë Botërorit! “Deili Ekspres” po nga Londra ka titullin: Fundi I Botës! Agoni për “tre luanët” dhe përmbysja e Argjentinës do të thotë se pritja e gjatë do të vazhdojë! Në Spanjë e donin një sfidë të tillë, që përpara sesa të luhej gjysmëfinalja në Atlanta. “Marka” nga Madridi është euforike në titull: Kjo është finalja më e bukur në botë! Kampionia e Europës kundër kampiones botërore! Mesi udhëhoqi një tjetër përmbysje të Argjentinës, do të mbrojë kurorën ndaj Spanjës! Gazeta “Sport” nga Barcelona: Finale kundër Mesit! Një çmenduri! Argjentina luan finalen e Botërorit ndaj Spanjës pasi fitoi një tjetër ndeshje të humbur! Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Nju Jork Post” shkruan për Lautaron: Koka e Zotit! Argjentina thyen sërish zemrat e anglezëve! Nga Italia është “La Gazeta delo Sport”: Lautaro I Zotit! Argjentina në finale të dielën ndaj Spanjës! Përmbysje e çmendur edhe ndaj Anglisë! “L’Ekip” e Parisit ka një titull fantastik: Të Pavdekshmit! Sërish kur mbeteshin edhe 5 minuta, Argjentina realizoi një tjetër mrekulli! Do të mbrojë titullin botëror ndaj Spanjës Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Argjentina rrezikon masa disiplinore nga FIFA pas banderolës për Ishujt Falkland Messi apo Maradona, kjo është çështja/ Kapiteni i Argjentinës synon titullin e dytë, mbi legjendën Messi e Yamal, “fati i shkruar ne yje”/ Realizohet “profecia” e një seti fotografik të bërë 19 vite më parë