Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Pikat kryesore

  • Pasi Jani Aliaj i shpëtoi disa atentateve, tashmë plumbat do të drejtoheshin nga armiku i tij i betuar.
  • Më 1 maj 2016, Elton Çiça ekzekutohet në zemër të ish-Bllokut.
  • Ora shënonte 22:15 kur një person me veshje sportive dhe kapele të bardhë afrohet drejt lokalit.

Pasi Jani Aliaj i shpëtoi disa atentateve, tashmë plumbat do të drejtoheshin nga armiku i tij i betuar. Më 1 maj 2016, Elton Çiça ekzekutohet në zemër të ish-Bllokut. Ora shënonte 22:15 kur një person me veshje sportive dhe kapele të bardhë afrohet drejt lokalit. “Historia mes tij dhe Elton Çiçës është një nga ngjarjet më të dhunshme që është raportuar ndonjëherë nga media në Shqipëri, për shkak edhe të vrasjes se si ndodhi vrasja e Elton Çiçës në ish-Bllok”, u shpreh gazetari, Xhevahir Zhabina. “Në këtë periudhë nga sa kam unë dijeni, është ngritur një grup hetimor, i cili në një kohë rreth 20-25 ditë e ka zbardhur si ngjarje, pavarësisht se autori Jani Aliaj nuk u arrit të kapet asnjëherë dhe të vendoset përpara drejtësisë, por policia ka bërë një punë shumë të mirë lidhur me dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, u shpreh avokati, Gjergj Nikolli. Brenda, gjithçka dukej e zakonshme: një person në këmbë pranë banakut, katër të ulur në një tavolinë, mes tyre Elton Çiça, me kokën e ulur mbi telefon, i painteresuar për atë që po afrohej drejt tij. Kamera fikson çdo lëvizje, çdo hap, çdo sekondë që çon drejt aktit fatal. “Rreth orës 22:15, në ambientet e lokalit ‘De Niro’, ka hyrë një person i veshur sportiv, me kapele të bardhë, i cili është drejtuar me hapa të shpejtuar drejt tavolinës ku ndodhej viktima.”

Lini një Përgjigje