Pikat kryesore
- Analisti Roland Bejko tha për Real Story se jo çdokush është në gjendje të mbledhë mbështetës në salla, duke vlerësuar aftësinë e Ervin Salianjit për të krijuar komunikim politik brenda PD-së.
- Ai u shpreh se Salianji nuk flet me gjuhën e Berishës dhe se ka dalë me idenë për demokratizimin dhe energjizimin e partisë.
- Sipas Bejkos, nëse hyn te Berisha me mendjen tënde, del me të Berishës, duke theksuar se brenda partisë është e vështirë të komunikosh me figurat pas tij.
Analisti Roland Bejko tha për Real Story se jo çdokush është në gjendje të mbledhë mbështetës në salla, duke vlerësuar aftësinë e Ervin Salianjit për të krijuar komunikim politik brenda PD-së. Ai u shpreh se Salianji nuk flet me gjuhën e Berishës dhe se ka dalë me idenë për demokratizimin dhe energjizimin e partisë. Sipas Bejkos, nëse hyn te Berisha me mendjen tënde, del me të Berishës, duke theksuar se brenda partisë është e vështirë të komunikosh me figurat pas tij. ”Jo çdokush në këto salla do duartrokitej. Jo çdokush është në gjendje të mbledhë njerëz në salla. Salianji e ka krijuar këtë aftësi, e njoh Salianjin dhe brenda PD e kam mbështetur dhe i kam parë aftësitë. Kur Berishës i duhej një hero, e ndihmoi profilimi i Salianjit tek militantët. Me këtë kartë, Salianji ka të drejtën e tij të krijojë një komunikim politik. Salianji nuk flet me gjuhën e Berishës. Tezat e tij kanë ardhur në kreshendo; që në fillim Salianji nuk ka dalë të vërë një shishe, por ka dalë me idenë të fillonte demokratizimi dhe energjizimi i PD. Në një parti ku të tjerët nuk kanë asnjë ide, kam testuar figurat pas Berishës, është e pamundur të komunikosh me ta. Anëtarët e kryesisë së Berishës, të gjithë përveç Shehut dhe Nokës, më kanë thënë që në fillim: bravo ju qoftë për qëndrimet që mbani. Po hyre te Berisha, hyn me mendjen tënde dhe del me të Berishës. ”