Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje…

Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje…

Pikat kryesore

  • Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri sërish thirrje për pjesëmarrje në protestën e së shtunës, 24 janar.
  • Gjatë një konference me gazetarët, ai u iu drejtua qytetarëve që të mbushin sheshet dhe rrugët e Tiranës ‘për t’i dhënë leksionin e merituar qeverisë’.
  • “ Ndaj dhe jam sot këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, shpresa e fundit e Shqipërisë janë ata guximtarë që do vendosin të protestojnë gjer në largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri sërish thirrje për pjesëmarrje në protestën e së shtunës, 24 janar. Gjatë një konference me gazetarët, ai u iu drejtua qytetarëve që të mbushin sheshet dhe rrugët e Tiranës ‘për t’i dhënë leksionin e merituar qeverisë’. “ Ndaj dhe jam sot këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, shpresa e fundit e Shqipërisë janë ata guximtarë që do vendosin të protestojnë gjer në largimin e Edi Ramës nga pushteti. 24 janari është një datë jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjen për të rrëzuar këtë regjim, këtë organizatë kriminale që nuk njeh asnjë ligj, standard, Kushtetutë, normë apo standard. Mbarë shqiptarët kudo që janë, njerëzit e lirë në Europë dhe në botë, presin me 24 janar fjalën e kryengritjes paqësore të qytetarëve të revoltuar të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Ndaj dhe në ora 5 të datës 24 janar ftoj çdo qytetar të Tiranës dhe mbarë vendit të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës për t’i dhënë leksionin e merituar Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij ”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje