Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Kadastra e Vlorës do të zhvendoset në Tiranë. Vendimi është marrë nga drejtoria e përgjithshme e cila kërkon zhvendosjen brenda datës 31 janar. Në shkresën e firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kërkohet zhvendosja e strukturave të mbetura, të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, që ushtrojnë veprimtarinë në qytetin e Vlorës, në ambientet e godinës së ASHK me adresë rruga “Jordan Misja”, Tiran Per me teper detaje lexo ne linkun ne bio.