Shtyhet fillimi i mësimit në Fushë Kosovë, shkak moti dhe mungesa e ngrohjes

Shtyhet fillimi i mësimit në Fushë Kosovë, shkak moti dhe mungesa e ngrohjes

Pikat kryesore

  • “Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës njofton se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shtyhet deri më datën 19.01.2026”, thuhet në njoftim.
  • “Ky vendim është marrë si pasojë e gjendjes aktuale të shkaktuar nga kushtet atmosferike, ku reshjet e shiut dhe borës kanë vështirësuar edhe qarkullimin.
  • Si dhe duke marrë parasysh vështirësitë në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore”.

Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës ka njoftuar se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shtyhet deri më 19 janar për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe vështirësive në sigurimin e ngrohjes në disa shkolla. “Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës njofton se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shtyhet deri më datën 19.01.2026”, thuhet në njoftim. “Ky vendim është marrë si pasojë e gjendjes aktuale të shkaktuar nga kushtet atmosferike, ku reshjet e shiut dhe borës kanë vështirësuar edhe qarkullimin. Si dhe duke marrë parasysh vështirësitë në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore”. Ata kanë vlerësuar se nuk ekzistojnë kushet minimal për mbajtje të mësimit. “DKA ka vlerësuar se nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit arsimor”. “Ky vendim është marrë në funksion të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor”. “Luten drejtuesit e institucioneve arsimore që të njoftojnë me kohë stafin mësimdhënës dhe prindërit për këtë vendim”. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/11/2026 18:04 Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit në shkolla edhe për disa ditë 01/11/2026 17:56 Komuna e Prishtinës: E menaxhuam situatën, nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit 01/11/2026 17:28 U bllokua për shkak të ujit, lirohet për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan

Lini një Përgjigje