Pikat kryesore
- Sot, 19 janar, pritet të zhvillohet seanca paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.
- Seanca do të zhvillohet në orën 11:30 ku Gjykata e Posaçme të dëgjojë mbrojtjen ndaj akuzave të SPAK për tre të hetuarit e fundit, përfshirë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.
- Më pas pritet të merret një vendim për kalimin ose jo në gjyq themeli të dosjes.
Sot, 19 janar, pritet të zhvillohet seanca paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Seanca do të zhvillohet në orën 11:30 ku Gjykata e Posaçme të dëgjojë mbrojtjen ndaj akuzave të SPAK për tre të hetuarit e fundit, përfshirë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Më pas pritet të merret një vendim për kalimin ose jo në gjyq themeli të dosjes. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së Erion Veliajt. Avokatët e tij thanë para Gjykatës së Posaçme se Veliaj donte të ishte i pranishëm dhe kishte pritur prej mëngjesit furgonin e shoqërimit në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së Erion Veliajt. Avokatët e tij thanë para Gjykatës së Posaçme se Veliaj donte të ishte i pranishëm dhe kishte pritur prej mëngjesit furgonin e shoqërimit në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Ky i fundit ka shkuar pak minuta para orës 9:00, teksa seanca ishte planifikuar të niste në orën 9:00, kur edhe u bë apeli për prezencën e palëve. Mungesa e Veliajt pa një deklaratë për vullnetin e tij nëse do të ishte apo jo i pranishëm e bënte të pamundur vijimin e seancës. Por pretendimet e ngritura nga avokatët se nuk është shoqëruar në ambientet e gjykatës u mohuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që i cilësoi si të pavërteta.