Stenaldo Mehilli kërkon ndihmë për të siguruar një shtëpi, hapet GoFundMe

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Stenaldo Mehilli, ka bërë një apel publik për mbështetje financiare me qëllim sigurimin e një banese për veten dhe nënën e tij, me të cilën jeton në Tiranë.

Përmes një iniciative të hapur në platformën GoFundMe, Mehilli synon të mbledhë 100 mijë euro, shumë që do të përdoret për blerjen ose ndërtimin e një shtëpie. Deri më tani, fushata ka arritur të mbledhë rreth 2,777 euro nga dhjetëra donatorë.

Në një reagim publik, ai ka falënderuar mbështetësit dhe ka theksuar se nuk është e lehtë të kërkosh ndihmë, por ndonjëherë është e nevojshme për të përballuar vështirësitë.

Fushata është mbështetur edhe nga Fondacioni “Golden Eagle”, ndërsa linku për donacione është bërë publik në rrjetet sociale të tij.

Linku 👉 https://gofund.me/c662d6c56

Lini një Përgjigje