Pikat kryesore
- Gjithashtu pritet që në seancën e sotme, para deputetëve të betohet edhe Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani.
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.12.2025.
- Projektligji “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024”.
Sot seancë plenare/ Nga betimi i Avokatit të Popullit te mocioni me debat për krimin e organizuar, çfarë parashikon Rendi i Ditës Kuvendi mban sot në orën 10:00 seancë plenare, ku në rend dite parashikohen një sërë projektligjesh dhe mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën ndaj krimit të organizuar. Gjithashtu pritet që në seancën e sotme, para deputetëve të betohet edhe Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.12.2025. 2. Njoftime. 3. Projektligji “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024”. 4. Projektligji “Për kujdesin alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë”. 5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. 6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.16/2018 “Për diasporën”, të ndryshuar. 7. Projektligji “Për vullnetarizmin”. 8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020 “Për ndryshimet klimatike” 9. Projektligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”. 10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, të ndryshuar. 11. Mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar. 12. Projektvendimi “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”. 13. Projektvendimi “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin nr. 28, datë 18.06.2020, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar. të 14. Projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit”. 15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. loading…