Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt…

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt…

Pikat kryesore

  • Autoriteti Rrugor Shqiptar ka intensifikuar punimet këtë të enjte, 26 shkurt, për të zgjidhur sa më shpejt situatën e krijuar pas rrëshqitjes së dheut në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë.
  • Pas përfundimit të studimit gjeologjik, do të nisë ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor, për të rikthyer lëvizjen e sigurt drejt juglindjes së vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka intensifikuar punimet këtë të enjte, 26 shkurt, për të zgjidhur sa më shpejt situatën e krijuar pas rrëshqitjes së dheut në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë. Siç njoftohet në faqen zyrtare, aktualisht po punohet për heqjen e masave të dheut në të dy anët e rrugës ekzistuese, për të hapur terrenin ku do të vendosen sondat dhe të realizohet studimi gjeologjik i detajuar, si dhe vlerësimi teknik i zonës. Paralelisht, me një mobilizim të shtuar të mjeteve të rënda, po sistemohen rrjedhat e lumit Shkumbin, duke e orientuar në krahun e majtë për të krijuar hapësirën për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore. Pas përfundimit të studimit gjeologjik, do të nisë ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor, për të rikthyer lëvizjen e sigurt drejt juglindjes së vendit.

Lini një Përgjigje