Pikat kryesore
- Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë pasi, nëpërmjet shantazhimit për një periudhë 3-vjeçare, ka përfituar nga një person nga Greqia 4000 euro.
- Kristi Joga i ka përfituar paratë duke kërcënuar se do t’i publikonte grekut biseda, foto dhe video intime.
- Me të njëjtën skemë, 47-vjeçari Kristi Joga ka përfituar dhe nga persona të tjerë po me origjinë greke shuma të konsiderueshme që variojnë nga 30 000 deri në 40 000 euro.
Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë pasi, nëpërmjet shantazhimit për një periudhë 3-vjeçare, ka përfituar nga një person nga Greqia 4000 euro. Kristi Joga i ka përfituar paratë duke kërcënuar se do t’i publikonte grekut biseda, foto dhe video intime. Me të njëjtën skemë, 47-vjeçari Kristi Joga ka përfituar dhe nga persona të tjerë po me origjinë greke shuma të konsiderueshme që variojnë nga 30 000 deri në 40 000 euro. Sakaq, hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë, si rezultat i hetimeve të kryera për një periudhë 4-mujore, me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Blackmail”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi K. J., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”. Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. J., për një periudhë rreth 3-vjeçare, nëpërmjet shantazhit për publikimin e bisedave dhe fotove intime, ka përfituar rreth 4000 euro, nga një shtetas grek. Gjithashtu, shtetasi K. J. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.