Solbaken, njeriu i kthyer nga vdekja/ Trajneri i Norvegjisë i mbijetoi infarktit, synon…

Solbaken, njeriu i kthyer nga vdekja/ Trajneri i Norvegjisë i mbijetoi infarktit, synon…

Pikat kryesore

  • Stale Solbaken, trajneri i sotëm i Norvegjisë, ishte në fushë në atë ndeshje të grupit të Botërorit francez, kur “vikingët” tronditën Brazilin favorit dhe kampion në fuqi.
  • Fitorja ishte 2-1, një ogur aspak I keq për sfidën që norvegjezët do të kenë sonte me pesë herë kampionët e botës në raundin e dytë, ndërsa Solbaken cilësohet si njeriu që u kthye nga vdekja.
  • Një histori e pabesueshme e burrit 58-vjeçar, që luajti futboll në vitet 90-të, duke arritur deri në Premier Ligën angleze, por që I mbijetoi një moment të tmerrshëm.

Ishte pjesë e kësaj skuadre që habiti jo pak në 1998. Stale Solbaken, trajneri i sotëm i Norvegjisë, ishte në fushë në atë ndeshje të grupit të Botërorit francez, kur “vikingët” tronditën Brazilin favorit dhe kampion në fuqi. Fitorja ishte 2-1, një ogur aspak I keq për sfidën që norvegjezët do të kenë sonte me pesë herë kampionët e botës në raundin e dytë, ndërsa Solbaken cilësohet si njeriu që u kthye nga vdekja. Një histori e pabesueshme e burrit 58-vjeçar, që luajti futboll në vitet 90-të, duke arritur deri në Premier Ligën angleze, por që I mbijetoi një moment të tmerrshëm. Në 13 mars 2001, ndërsa luante për FC Kopenhagenin, ai pësoi një infarkt gjatë seancës stërvitore dhe u duk se gjithçka mori fund. Nuk ishte gjë e vogël, përkundrazi, sepse mjekët thanë se zemrat e tij pushoi për 7 minuta, një kohë pafundësisht e gjatë. Gjithsesi, falë mjekut specialist Frank Odgard dhe ndihmësve të tij, Solbaken mori ndihmën e shpejtë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Me të mbërritur, ai u I vdekur klinikisht, por jo përfundimisht. U deshën 7 minuta që zemra e tij të niste të punonte përsëri, ndërsa që nga ajo kohë I vendosën një pajisje për të normalizuar rrahjet e zemrës, ashtu si ylli I Danimarkës, Kristian Eriksen. Solbaken I dha fund menjëherë karrierës në fushë, duke nisur atë të trajnerit, dhe sot mund të arrijë një lavdi, nëse Erling Haland, Odegard e të tjerët arrijnë të mundin dhe të eliminojnë Brazilin. Tekniku “viking” deklaroi në konferencën për shtyp se ai ka besim tek skuadra e tij, ndonëse “selesao” mbetet favorite. Vetëm Rajerson mungon për nordikët, të cilët u stërvitën me qetësi të plotë. Nuk do të jetë e lehtë, por jo më kot bilanci është në favor të Norvegjisë, me dy fitore e dy barazime. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Haaland “kërcënon” Brazilin/ “Selecao” është favorite përballë Norvegjisë në 1/8 e “Botërorit” Franca i mbijeton “ferrit”/ Mund Paraguajin dhe kualifikohet në çerekfinale të Botërorit Maroku nuk fiton si Marok/ “Luanët e Atlasit” ia dalin 3-0, por patën fat me Kanadanë

Lini një Përgjigje