Pikat kryesore
- Sipas të dhënave të këtij hulumtimi, rejtingu i përbashkët i Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit arrin në 6.6%, ndërsa ai i Ali Ahmetit është 5.5%.
- Kjo shënon herën e parë që Ahmeti rezulton me popullaritet më të ulët se liderët e partive të tjera shqiptare.
- Në të njëjtën kohë, matjet për partitë politike tregojnë rënie të BDI-së, ndërsa vihet re qartë se VLEN po i afrohet gjithnjë e më shumë dhe po e vë në rrezik këtë parti, pas bashkimit në një subjekt të vetëm politik.
Një sondazh i opinionit publik i realizuar në Maqedoni nga agjencia Market Vision, me porosi të portalit MKD.mk, në periudhën nga 10 deri më 27 qershor, nxjerr se drejtuesit e partisë së re politike VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, gëzojnë më shumë besim te qytetarët sesa kreu i partisë opozitare BDI, Ali Ahmeti. Sipas të dhënave të këtij hulumtimi, rejtingu i përbashkët i Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit arrin në 6.6%, ndërsa ai i Ali Ahmetit është 5.5%. Kjo shënon herën e parë që Ahmeti rezulton me popullaritet më të ulët se liderët e partive të tjera shqiptare. Në të njëjtën kohë, matjet për partitë politike tregojnë rënie të BDI-së, ndërsa vihet re qartë se VLEN po i afrohet gjithnjë e më shumë dhe po e vë në rrezik këtë parti, pas bashkimit në një subjekt të vetëm politik.