Ankandi i Komunës së Strugës mbyllet me shitjen e “Audi”-t të Merkos për 22.000 euro

Ankandi i Komunës së Strugës mbyllet me shitjen e “Audi”-t të Merkos për 22.000 euro

Pikat kryesore

  • Automjeti zyrtar “Audi A6”, i cili për vite me radhë u konsiderua si shenjë e luksit të tepruar dhe e menaxhimit të dobët të parasë publike nga ish-kryetari Ramiz Merko, është shitur nga Komuna e Strugës.
  • Shitja e mjetit u realizua nëpërmjet një ankandi publik, ku morën pjesë 9 të interesuar nga Struga, Ohri, Manastiri dhe Shkupi.
  • Autoritetet lokale bënë të ditur në njoftimin zyrtar se të ardhurat e siguruara nga ky ankand do të përdoren drejtpërdrejt për amortizimin dhe zvogëlimin e borxhit të akumuluar të Komunës së Strugës./INA/

Automjeti zyrtar “Audi A6”, i cili për vite me radhë u konsiderua si shenjë e luksit të tepruar dhe e menaxhimit të dobët të parasë publike nga ish-kryetari Ramiz Merko, është shitur nga Komuna e Strugës. Shitja e mjetit u realizua nëpërmjet një ankandi publik, ku morën pjesë 9 të interesuar nga Struga, Ohri, Manastiri dhe Shkupi. Autoritetet lokale bënë të ditur në njoftimin zyrtar se të ardhurat e siguruara nga ky ankand do të përdoren drejtpërdrejt për amortizimin dhe zvogëlimin e borxhit të akumuluar të Komunës së Strugës./INA/

Lini një Përgjigje