Pikat kryesore
- Një zjarr i përmasave të konsiderueshme, i rënë rreth dy orë më parë pranë shtratit të lumit Mat, vijon të jetë aktiv, duke u përhapur edhe në afërsi të zonave të banuara.
- Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët janë izoluar për momentin, duke shmangur rrezikun e menjëhershëm për banesat pranë vatrës së zjarrit.
- Erërat e forta po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë punën e ekipeve të emergjencës.
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme, i rënë rreth dy orë më parë pranë shtratit të lumit Mat, vijon të jetë aktiv, duke u përhapur edhe në afërsi të zonave të banuara. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët janë izoluar për momentin, duke shmangur rrezikun e menjëhershëm për banesat pranë vatrës së zjarrit. Nga përhapja e flakëve në zonën pranë Fushë-Milotit janë djegur sipërfaqe me plantacione ullinjsh dhe pemë frutore, ndërsa disa mjete zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren për vënien nën kontroll të plotë të situatës. Erërat e forta po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë punën e ekipeve të emergjencës. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët me mjete rrethanore po kontribuojnë në izolimin dhe shuarjen e flakëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! EMRI/ Dogji mbeturinat duke shkaktuar zjarrin në Malin e Shëngjinit, arrestohet autori VIDEO/ Vijon beteja me flakët në malin e Shëngjinit, ndërhyrja nga ajri neutralizon vatrat e mbetura Korçë/ Mjeti përfshihet nga flakët, vetëm dëme materiale