Dita e Pavarësisë së SHBA/ Ambasada në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe liri

Dita e Pavarësisë së SHBA/ Ambasada në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe liri

Pikat kryesore

  • Shtetet e Bashkuara kremtojnë këtë 4 Korrik 250-vjetorin e Pavarësisë, një datë simbolike për historinë amerikane dhe për vlerat e lirisë e demokracisë mbi të cilat u ndërtua vendi.
  • Ambasada Amerikane në Tiranë përcolli urimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.
  • Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Shtetet e Bashkuara kremtojnë këtë 4 Korrik 250-vjetorin e Pavarësisë, një datë simbolike për historinë amerikane dhe për vlerat e lirisë e demokracisë mbi të cilat u ndërtua vendi. Ambasada Amerikane në Tiranë përcolli urimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale. “Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë. Mesazhet e urimit nuk munguan as nga liderët shqiptarë. Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një urim të publikuar në rrjetet sociale, ku solli në vëmendje simbolikën e 4 Korrikut dhe Statujës së Lirisë. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë e cilësoi Statujën e Lirisë si një simbol të veçantë edhe për shqiptarët, të rritur, sipas tij, në histori përballë erërave kundër, që janë përpjekur të ndalin frymën e këtij vendi. “Me 4 Korrikun e Amerikës së mishëruar në Statujën e Lirisë, që është edhe një simbol i veçantë edhe për shqiptarët e rritur në histori përballë erërave kundër, të cilat gjithnjë janë rrekur ta ndalin frymën e këtij vendi” , tha kryeministri Rama. Edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli urimin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj uroi Presidentin Donald Trump dhe popullin amerikan, duke vlerësuar miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve. Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria e çmon thellësisht marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara, të ndërtuar mbi vlerat e lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.

Lini një Përgjigje