Franca i mbijeton “ferrit”/ Mund Paraguajin dhe kualifikohet në çerekfinale të Botërorit

Franca i mbijeton “ferrit”/ Mund Paraguajin dhe kualifikohet në çerekfinale të Botërorit

Pikat kryesore

  • Do të duhej të vinte dueli Francë-Paraguaj që asnjëra nga skuadrat të mos bënte qoftë edhe një gjuajtje në portë në 45 minutat e para, qysh nga 1966-ta.
  • U ndihmuan edhe nga disa vendime të arbitrit Tantashev, që nuk dha asnjë të verdhë për paraguajanët në 13 ndërhyrje të gabuara, kurse “gjelave” u dha tre të tillë për 11 faulla.
  • Futbollistët në fushë, ashtu si mbi 68 000 spektatorët në tribuna, e ndjenë fort temperaturën gati 38 gradë Celsius, që për shkak të lagështisë ndihej sikur të ishte 41.

Kjo nuk kishte ndodhur në 60 vjet me radhë. Do të duhej të vinte dueli Francë-Paraguaj që asnjëra nga skuadrat të mos bënte qoftë edhe një gjuajtje në portë në 45 minutat e para, qysh nga 1966-ta. Nënkampionët e botës e patën më në fund të vështirë në stadiumin e Filadelfias përballë një skuadre amerikanolatine, që luajti totalisht në mbrojtje, dhe që bëri gjithçka deri në limitet e së lejueshmes për të mos lejuar golin. U ndihmuan edhe nga disa vendime të arbitrit Tantashev, që nuk dha asnjë të verdhë për paraguajanët në 13 ndërhyrje të gabuara, kurse “gjelave” u dha tre të tillë për 11 faulla. Futbollistët në fushë, ashtu si mbi 68 000 spektatorët në tribuna, e ndjenë fort temperaturën gati 38 gradë Celsius, që për shkak të lagështisë ndihej sikur të ishte 41. Gjithsesi, favoritët e Kupës së Botësi a dolën, edhe pse hoqën tepër keq. Pjesa e parë, siç e thamë, nuk pati gjuajtje në kuadrat, ndërsa duhej të vinte minuta e 70-të që Franca të gjente golin, edhe atë me penallti. Zëvendësuesi Due u rrëzua në zonë, vendimi ishte I qartë, ashtu si edhe goditja nga Kilian Mbape. Edhe pse kapiteni ka humbur jo pak 11-metërsha, këtë herë nuk gaboi përballë portierit shumë të mirë Orlando Hil. Për 27-vjeçarin janë 7 gola në turne, baraz me Mesin në krye të renditjes së Këpucës së Artë, dhe 19 gola në 19 ndeshje në kupat e botës, një më pak se argjentinasi. Gjigandët nga Europa padyshim që bënë shumë në krahasim me Paraguajin, me 15 gjuajtje dhe 5 në kuadrat, të gjitha pas pushimit, ndërsa rivali nuk e gjeti asnjë herë portën. U përsërit mund të thuhet dueli I Botërorit 1998 në Francë, kur vendasit mundën paraguajanët 1-0 vetëm pas kohës shtesë. Atë vit, kapiteni Didie Deshamp ngriti trofeun e artë, të parin për vendin e tij, ndërsa sot po I njëjti Deshamp synon të fitojë titullin e dytë si trajner dhe të mbyllë me lavdi epokën 14-vjeçare në stolin e kombëtares së “gjelave”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Maroku nuk fiton si Marok/ “Luanët e Atlasit” ia dalin 3-0, por patën fat me Kanadanë Argjentina shmang turpin/ Artan Mërgjyshi: Kepi i Gjelbër, ekip për t’u respektuar Shmanget mrekullia në Botëror/ Mneri: Nuk ishte Argjentina që pritej. Çobani: Kepi i Gjelbër luajti i barabartë

Lini një Përgjigje