Haaland “kërcënon” Brazilin/ “Selecao” është favorite përballë Norvegjisë në 1/8 e…

Haaland “kërcënon” Brazilin/ “Selecao” është favorite përballë Norvegjisë në 1/8 e…

Pikat kryesore

  • Brazili duket larg nga futbolli spektakolar, ndërsa Carlo Ançeloti ka zhdukur “jinga” nga ADN e pesë herë kampionëve të botës.
  • “Selecao” e ka treguar veten në katër ndeshjet e para të “Botërorit 2026” një skuadër e ekuilibuar, më shumë europiane dhe me sfumatura braziliane vetëm me fraksione të vogla loje.
  • Norvegjia ka treguar se është një kockë shumë e fortë, fizike dhe kompakte.

Deri tani ka patur vetëm shkëlqime individuale. Brazili duket larg nga futbolli spektakolar, ndërsa Carlo Ançeloti ka zhdukur “jinga” nga ADN e pesë herë kampionëve të botës. “Selecao” e ka treguar veten në katër ndeshjet e para të “Botërorit 2026” një skuadër e ekuilibuar, më shumë europiane dhe me sfumatura braziliane vetëm me fraksione të vogla loje. Asgjë dominuese, por fituese. Meritat për këtë më së shumti i janë dhënë Ançelotit. Norvegjia ka treguar se është një kockë shumë e fortë, fizike dhe kompakte. Pastaj në sulm ka një si Erling Haaland, që në këtë turne e ka treguar veten si udhëheqësi i “anijes vikinge”. Sulmuesi i Manchester City ka shënuar pesë gola në katër ndeshje, shumë për një futbollist, që pas nuk ka yje si Messi apo Mbappe. Haaland do të jetë rreziku numër një për Brazilin, që gjithsesi ka me vete parashikimet. Sipas tyre, skuadra e Anceloti është favorite për të fituar sfidën dhe për të vazhduar rrugën në çerekfinalet e “Botërorit 2026”. Përveç Raphina që mungon nga ndeshja e dytë në grupe, “Selecao” duhet t’I bëjë llogaritë edhe pa Lucas Paqueta, një prej titullarëve të padiskutueshëm në këtë turne, por që nuk arriti të rikuperohej. Nga ana tjetër, Norvegjia zbret në “MetLife” të Nju Xhersit me të gjithë futbollistët në dispozicion. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Franca i mbijeton “ferrit”/ Mund Paraguajin dhe kualifikohet në çerekfinale të Botërorit Maroku nuk fiton si Marok/ “Luanët e Atlasit” ia dalin 3-0, por patën fat me Kanadanë Argjentina shmang turpin/ Artan Mërgjyshi: Kepi i Gjelbër, ekip për t’u respektuar

Lini një Përgjigje