/ Zjarr i përmasave të mëdha në plazhin e Talës, flakët përhapen me shpejtësi

/ Zjarr i përmasave të mëdha në plazhin e Talës, flakët përhapen me shpejtësi

Pikat kryesore

  • Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit.
  • Megjithatë, ndërhyrja në disa zona paraqitet e vështirë për shkak të terrenit kënetor që ndodhet mes plazhit dhe zonës me kallamishte.
  • Pranë vatrës ndodhen edhe disa struktura lokale shërbimi në zonën e plazhit, të cilat po monitorohen nga autoritetet.

Vatra e zjarrit është shfaqur rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërsa e favorizuar nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi përgjatë gjithë brezit të mbuluar me kallamishte, në një gjerësi që varion nga 500 metra deri në 1 kilometër. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit. Megjithatë, ndërhyrja në disa zona paraqitet e vështirë për shkak të terrenit kënetor që ndodhet mes plazhit dhe zonës me kallamishte. Pranë vatrës ndodhen edhe disa struktura lokale shërbimi në zonën e plazhit, të cilat po monitorohen nga autoritetet. Shërbimet zjarrfikëse janë stacionuar në afërsi të tyre për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës apo rrezikut për përhapje të mëtejshme të flakëve. Autoritetet po vijojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e dëmeve në zonën turistike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Zjarr pranë autostradës Mamurras–Laç, përfshihen nga flakët sipërfaqe me ferra dhe shkurre EMRI/ Dogji mbeturinat duke shkaktuar zjarrin në Malin e Shëngjinit, arrestohet autori VIDEO/ Zjarri pranë shtratit të lumit Mat mbetet aktiv, digjen ullinj dhe drufrutorë

Lini një Përgjigje