Pikat kryesore
- Parlamenti Evropian ka votuar në favor të heqjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten e Partisë Demokratike italiane (Pd), Alessandra Moretti, në kuadër të hetimeve për skandalin “Qatargate”.
- Me 497 vota pro, 139 kundër dhe 15 abstenime, salla plenare e Strasburgut miratoi vendimin e Komisionit Juridik të Parlamentit Evropian për heqjen e imunitetit të Moretti-t, të marrë më 3 dhjetor.
- Ndërkohë, Parlamenti votoi në favor të mbrojtjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten tjetër të Pd-së, Elisabetta Gualmini.
Parlamenti Evropian ka votuar në favor të heqjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten e Partisë Demokratike italiane (Pd), Alessandra Moretti, në kuadër të hetimeve për skandalin “Qatargate”. Me 497 vota pro, 139 kundër dhe 15 abstenime, salla plenare e Strasburgut miratoi vendimin e Komisionit Juridik të Parlamentit Evropian për heqjen e imunitetit të Moretti-t, të marrë më 3 dhjetor. Ndërkohë, Parlamenti votoi në favor të mbrojtjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten tjetër të Pd-së, Elisabetta Gualmini. “Jam e zhgënjyer sepse elementët mbi të cilët bazohej kërkesa ishin hedhur poshtë prej meje tashmë me dokumente, dhe vazhdoj të mendoj se votimi nuk u fokusua aq te përmbajtja e kërkesës, por u ndikua nga strategji dhe interesa politiko-elektorale”, deklaroi për ANSA eurodeputetja Alessandra Moretti. “Ashpresoj të dëgjohem nga prokuroria sa më shpejt që të jetë e mundur, për t’u mbrojtur nga akuzat”, theksoi ajo, duke falënderuar grupin e saj politik dhe “shumë kolegë nga të gjitha partitë për mbështetjen”. Do të vazhdoj të bëj punën time me kokën lart”, përfundoi Moretti. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Anulohen festimet e Vitit të Ri në Sidney, ku mbetën të vrarë 16 persona Pranga shqiptarit në Serbi/ I riu nga Dibra ishte në kërkim për dhunë ndaj gruas shtatzënë Rama publikon pamje nga punimet për Sheshin Isa Boletini në Shkodër: Po u kthehet qytetarëve