Pikat kryesore
- Paraqitja e Kosovës si Jugu i Serbisë, përdorimi i termit “Metohi” për Rrafshin e Dukagjinit apo shprehje si Mitrovica e Jugut janë pjese e teksteve akademike ne arsimin baze ne Maqedoninë e veriut.
- Për ketë skandal ka pasur një reagim nga Bashkimi Demokratik për Integrim qe e ka cilësuar këtë akt një narrativë tendencioze dhe shtrembërim identitar.
- Ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës”, thuhet në reagim.
Paraqitja e Kosovës si Jugu i Serbisë, përdorimi i termit “Metohi” për Rrafshin e Dukagjinit apo shprehje si Mitrovica e Jugut janë pjese e teksteve akademike ne arsimin baze ne Maqedoninë e veriut. Për ketë skandal ka pasur një reagim nga Bashkimi Demokratik për Integrim qe e ka cilësuar këtë akt një narrativë tendencioze dhe shtrembërim identitar. “Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e VII-të, botuar nga shtëpia botuese “Trimaks”, Shkup, dhe miratuar nga Komisioni Kombëtar për tekste shkollore më 5 gusht 2025. Ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës”, thuhet në reagim. Sipas BDI këto raste janë politika të mirë menduara nga Serbia që gjejnë hapësirë për tu formësuar në Maqedoninë e Veriut, sepse politika në Shkup i lejon ndikime të tilla. Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi strukturat qeverisëse, duke kërkuar urgjentisht tërheqjen e librit nga përdorimi, rishikimin dhe korrigjimin përmbajtësor sipas standardeve shkencore dhe të politikës shtetërore. Edhe ekspertët e arsimit kërkojnë rishikim urgjent të librit. Libri i gjeografisë, i përgatitur nga autori Bllagoja Markoski, i përkthyer në gjuhën shqipe ngaRoland Poloska është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025. Në kontekst shkollor në Maqedoninë e Veriut, përdorimi i këtyre termave cenon neutralitetin akademik dhe krijon shtrembërime të realitetit gjeopolitik, sidomos kur vendi e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Probleme te tilla ndodhin, edhe pse VMRO-DPMN është në bashkëqeverisje me një koalicion partish shqiptare: VLEN.