“Skandal në Silabel Clinic” Te Xhensila Myrtezaj – Vajza akuzon klinikën për dëmtime në fytyrë pas një trajtimi të dështuar

Një kliente ka ngritur akuza të rënda ndaj Silabel Clinic pas një trajtimi estetik që përfundoi me dëmtime serioze në fytyrë. Vajza ka treguar se kishte shkuar për një trajtim jo-invaziv, por për shkak të pakujdesisë dhe mungesës së profesionalizmit nga ana e doktoreshës, procedura përfundoi me çarje dhe shenja të dukshme në fytyrë.

Sipas saj, situata është përkeqësuar më tej kur doktoresha, në vend që të merrte përgjegjësi, e ka kaluar situatën me një koment ironik: “E zëmë se kemi bërë gabim, u lumturove që e pranuam?”.

Klientja ka bërë thirrje publike që Silabel Clinic dhe Xhensila Myrtezaj, si promotore e klinikës, të marrin masa për të trajnuar stafin dhe për të siguruar që raste të tilla të mos përsëriten më. Ajo ka theksuar se një ambient i bukur nuk mjafton nëse mungon kujdesi dhe profesionalizmi në trajtim.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, me ndjekës që kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga klinika për dëmet e shkaktuara.

Lini një Përgjigje