VIDEO/ Laerti e puth me zor në buzë Valbonën, videoja bëhet virale

Një episod i papritur është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 4”, gjatë një debati mes Laertit dhe Valbonës.

Teksa Valbona po i kërkonte Laertit që t’i tregonte me vepra se e donte, aktori u çua në këmbë dhe tentoi ta puthte në buzë, pavarësisht rezistencës së saj për ta shmangur.

“Nëse nuk do të doja ty, s’ti falja fjalët e fundit,” – ishin fjalët me të cilat Laerti iu drejtua Valbonës.

Ky moment ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e reality show-t po diskutojnë mbi marrëdhënien mes dy banorëve. Disa e panë si një shprehje të sinqertë të ndjenjave të Laertit, ndërsa të tjerë spekulojnë për ndikimin e këtij veprimi në lojën e tij.

Lini një Përgjigje