Pikat kryesore
- Ai shtoi se “në Këshillin Bashkiak ka këshilltarë të ndryshëm që vijnë dhe sjellin problematika nga zonat e tyre si socialistëve dhe demokratëve”.
- Por Alimehmeti kundërshtoi ashpër këtë qëndrim, duke deklaruar: “Kjo është një gënjeshtër e madhe.
- Në vijim të debatit, ai u shpreh: “Ju thatë që ngrihen probleme.
Debati mes anëtarit socialist Aldo Merkoçi dhe këshilltarit të opozitës Ilir Alimehmeti në “Off the Record” nga Andrea Danglli, është shoqëruar me përplasje të drejtpërdrejta për funksionimin e këshillit dhe ngritjen e problematikave. Merkoçi mbrojti punën e këshilltarëve, duke theksuar: “Të gjithë këshilltarët që janë në bashkinë e Tiranës, secili prej tyre mbulon një zonë të caktuar dhe është përgjegjës për të sjellë problematika e asaj zone dhe ashtu ndodh”. Ai shtoi se “në Këshillin Bashkiak ka këshilltarë të ndryshëm që vijnë dhe sjellin problematika nga zonat e tyre si socialistëve dhe demokratëve”. Por Alimehmeti kundërshtoi ashpër këtë qëndrim, duke deklaruar: “Kjo është një gënjeshtër e madhe. Unë di që aty në seancë nuk diskutohet asnjë gjë. As në komision nuk diskutohet asnjë gjë. Nuk futet rend dite kur e bëjmë dhe me shkresë”. Në vijim të debatit, ai u shpreh: “Ju thatë që ngrihen probleme. Unë ju thashë nuk ngrihen”, ndërsa solli edhe shembuj konkretë për investime të dështuara, duke iu referuar rrugës Zallherr-Qinam: “Ja kjo është bërë para një viti. Ja ku është duke u rrëzuar”. Merkoçi këmbënguli në qëndrimin e tij: “Unë them që ngrihen probleme”, ndërsa Alimehmeti reagoi me tone të forta: “Ju mund të jeni, mund të mos jeni s’ka rëndësi. S’ju jap llogari juve”. Më tej, Alimehmeti theksoi përgjegjësinë e këshilltarëve në vendimmarrje: “Ne jemi të zgjedhur për çdo çështje… kur e ngre aty dhe kur qëndron së bashku me disa të tjerë që ngrejnë kartonat bashkë për çfarëdo lloj qëndrimi, ke përgjegjësi publike”. Debati u zgjerua edhe te çështjet demografike, ku Alimehmeti solli shifra për rënien e lindjeve: “Në total në Shqipëri, ne kemi 35% lindje më pak 2024 nga 2014… 12.450 fëmijë që i mungojnë çdo vit Shqipërisë”.