Sinusiti po ‘godet’ gjithnjë e më shumë njerëz! A mund të kurohet pa antibiotikë?”

Sinusiti po ‘godet’ gjithnjë e më shumë njerëz! A mund të kurohet pa antibiotikë?”

Pikat kryesore

  • Sipas tij, sinusiti nuk është vetëm një infeksion, por shpesh një sinjal se organizmi është i mbingarkuar nga ushqimi i përpunuar, ndotja e ajrit, stresi dhe imuniteti i dobësuar.
  • Hudhra si “antibiotik natyral”, mjalti, xhenxhefili, çajrat bimorë dhe hidratimi janë disa prej këshillave që sipas tij mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.
  • Por pse ka njerëz që vuajnë nga hundët e bllokuara gjatë gjithë vitit?

Por, a janë gjithmonë zgjidhja e duhur? I ftuar në studio, mjeku alternativ Hysni Dankshi shpjegon se shumë raste të sinusitit mund të lehtësohen pa antibiotikë, veçanërisht kur kapen herët dhe organizmi ndihmohet natyrshëm me pushim, hidratim dhe kujdes ndaj stilit të jetesës. Sipas tij, sinusiti nuk është vetëm një infeksion, por shpesh një sinjal se organizmi është i mbingarkuar nga ushqimi i përpunuar, ndotja e ajrit, stresi dhe imuniteti i dobësuar. “Antibiotiku nuk duhet të jetë zgjedhja e parë në çdo rast”, thotë Dankshi, duke shtuar se temperatura e lartë, dhimbjet e forta, sekrecionet me erë të rëndë apo infeksionet e avancuara janë sinjale që kërkojnë kontroll të menjëhershëm mjekësor. Nga larja e hundëve me ujë deti, avujt me sherebelë, kamomil apo eukalipt, tek ushqimet që mund të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes si sheqeri, qumështi i tepërt dhe produktet industriale, eksperti ndalet edhe tek mënyrat natyrale për të ndihmuar organizmin. Hudhra si “antibiotik natyral”, mjalti, xhenxhefili, çajrat bimorë dhe hidratimi janë disa prej këshillave që sipas tij mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Por pse ka njerëz që vuajnë nga hundët e bllokuara gjatë gjithë vitit? A është normale fjetja me gojë hapur? Dhe si të dallojmë nëse kemi të bëjmë me alergji apo sinusit? Në prag të pranverës, Dankshi ndalet edhe tek bimët sezonale që ndihmojnë organizmin, si hithra dhe nenexhiku, të cilat sipas traditës popullore përdoren për energji, pastrim natyral dhe forcim të organizmit. Kur duhet shmangur antibiotiku dhe kur duhet patjetër mjeku? Cilat ushqime po i përkeqësojnë sinuset pa e kuptuar? Dhe pse stresi e gjumi i keq mund ta bëjnë sinusitin kronik? Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Antibiotikët, rrezik për veshkat/ Mjekët: Përdorimi i tepërt shkakton dëme të parikuperueshme “Ilaçet po e humbin efektin”/ Mjekët: Keqpërdorimi i antibiotikëve po fuqizon bakteret Studimi: Mbi 39 milionë njerëz mund të vdesin deri në 2050, shkak infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve

Lini një Përgjigje