Pikat kryesore
- Me thonj ekstremë deri në 40 centimetra, të realizuar për 3 muaj punë intensive, artistja shqiptare Lorena Imerati po tërheq vëmendjen në arenën ndërkombëtare të nail art-it.
- Nga dekorime ekstravagante me tema si Shqipëria, lulet dhe meduza, deri te çmimet prestigjioze në Maltë, Lorena ka kthyer thonjtë në vepra arti që sfidojnë imagjinatën.
- E vetë-mësuar, pa mentor dhe me një rrugëtim 15-vjeçar në Greqi, ajo tregon se format ekstreme i ka provuar fillimisht tek vetja, duke i ndërtuar mbi gishtat e saj si një sfidë personale dhe artistike.
Me thonj ekstremë deri në 40 centimetra, të realizuar për 3 muaj punë intensive, artistja shqiptare Lorena Imerati po tërheq vëmendjen në arenën ndërkombëtare të nail art-it. Nga dekorime ekstravagante me tema si Shqipëria, lulet dhe meduza, deri te çmimet prestigjioze në Maltë, Lorena ka kthyer thonjtë në vepra arti që sfidojnë imagjinatën. E vetë-mësuar, pa mentor dhe me një rrugëtim 15-vjeçar në Greqi, ajo tregon se format ekstreme i ka provuar fillimisht tek vetja, duke i ndërtuar mbi gishtat e saj si një sfidë personale dhe artistike. “Këta nuk janë thonj për përditshmëri, janë për show”, rrëfen Lorena, e cila tashmë është kthyer në një emër të respektuar në garat ndërkombëtare. Pas sukseseve dhe certifikimeve të shumta, artistja shqiptare do të ketë një tjetër rol prestigjioz: anëtare jurie në Kampionatin Ballkanik në Turqi, një event i madh për flokë dhe estetikë që mbahet më 21–22 qershor, ku konkurentë nga i gjithë Ballkani do të sfidojnë talentin dhe kreativitetin. Dhe pse vendosi të krijojë thonjtë më të pazakontë që keni parë ndonjëherë? Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Performanca e bashkiakëve, mbaron afati/ Fier, drejtorët e dorëhequr do largohen. Në Durrës nis konkursi Kryepolicët, konkurs dhe në rrethe/ Qeveria miraton rregulloren e re. Do zgjidhen si kreu qendror Konkurs për ndërtimin e godinave të reja për administratën/ Rama: T’i përgjigjemi ambicies dhe vizionit tonë “Shqipëria 2030”