Pikat kryesore
- Problemi i Dardan Molliqajt është se duket sikur ende jeton me romantizmin e revolucionit permanent dhe urrejtjes patologjike për PDK-në.
- Politika për të nuk është projekt për të ardhmen, por një luftë e pafund me “armikun” e djeshëm.
- Një Don Kishotizëm modern ku mullinjtë e erës quhen PDK, ndërsa pushteti real kalon pranë tij pa u shqetësuar fare.
Problemi i Dardan Molliqajt është se duket sikur ende jeton me romantizmin e revolucionit permanent dhe urrejtjes patologjike për PDK-në. Politika për të nuk është projekt për të ardhmen, por një luftë e pafund me “armikun” e djeshëm. Një Don Kishotizëm modern ku mullinjtë e erës quhen PDK, ndërsa pushteti real kalon pranë tij pa u shqetësuar fare. Me Kurtin duket se ka pasur tamam marrëdhënie “dashuri- urrejtje” në stil telenovele pasionante hispanike, dikur sillej si dishepulli më i zjarrtë i revolucionit të tij dhe tani si zemërthyer i zhgënjyer që ende s’e ka tejkaluar ndarjen.