Shukri Buja bashkë me Vlora Çitakun takojnë gratë e Bujanit e Bregut të Zi: Ato do të jenë në qendër të vizionit tonë Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me deputeten dhe njëherësh sekretaren e përgjithshme të kësaj partie, Vlora Çitakun, kanë zhvilluar takime me gratë e Bujanit dhe Bregut të Zi. Buja ka thënë se takimi ka qenë i mbushur me entuziazëm, energji dhe besim të fuqishëm për fitoren e përbashkët. ‘‘Unë ju premtoj se gratë do të jenë në qendër të vizionit tonë për të ardhmen e komunës. Do të krijojmë më shumë mundësi për punësim e ndërmarrësi për gratë, mbështetje në arsim dhe trajnim profesional për vajzat e reja, si dhe përfshirje të fuqishme të grave në vendimmarrje’’, ka shkruar ai mes tjerash. Sot, në praninë e Sekretares së Përgjithshme të PDK-së dhe Deputetes së Kuvendit të Kosovës, znj. Vlora Çitaku, të cilën e falënderojmë për përkrahjen dhe angazhimin e saj të çmuar, zhvilluam një takim të paharrueshëm me gratë e Bujanit dhe Bregut të Zi. Ky takim u mbush me entuziazëm, energji dhe besim të fuqishëm për fitoren tonë të përbashkët. Gratë e këtyre fshatrave na dhanë një mesazh të qartë: përkrahje masive për projektin tonë politik për Lipjanin. Unë ju premtoj se gratë do të jenë në qendër të vizionit tonë për të ardhmen e komunës. Do të krijojmë më shumë mundësi për punësim e ndërmarrësi për gratë, mbështetje në arsim dhe trajnim profesional për vajzat e reja, si dhe përfshirje të fuqishme të grave në vendimmarrje. Lipjani që po ndërtojmë do të jetë një komunë ku zëri dhe kontributi i grave do të jenë themel i zhvillimit dhe progresit tonë. Shukri Buja bashkë me Vlora Çitakun takojnë gratë e Bujanit e Bregut të Zi: Ato do të jenë në qendër të vizionit tonë Imri Ahmeti takohet me banorë të Gadimes: Biseduam për punën e deritanishme dhe vizionin e së ardhmes Aksident mes një veture e motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person ‘‘Përshëndetje nga Zllakuqani’’, Imri Ahmeti ndan pamje nga projekti rrugor i përfunduar atje Kosova harmonizon me SHBA’të listën e organizatave terroriste, Osmani: Kur udhëheq Amerika ka më shumë paqe Shukri Buja bashkë me Vlora Çitakun takojnë gratë e Bujanit e Bregut të Zi: Ato do të jenë në qendër të vizionit tonë Luis de la Fuente jep mendimin e tij rreth sjelljeve të fundit të Yamalit Thomas Tuchel i dërgon një mesazh paralajmërues Arnoldit Imri Ahmeti takohet me banorë të Gadimes: Biseduam për punën e deritanishme dhe vizionin e së ardhmes Mbi 1700 persona e kanë kontrolluar Listën Zgjedhore DPHM: Fundjava me mot jostabil, shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima
Shukri Buja bashkë me Vlora Çitakun takojnë gratë e Bujanit e Bregut të Zi: Ato do të jenë në qendër të vizionit tonë