Rashiq: Kandidimi im për nënkryetar të Kuvendit nuk përbën shkelje

Nenad Rashiq, në një intervistë në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me kandidimin e tij për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se kandidimi i tij nuk përbën shkelje të rregullave apo procedurave. “Shkurt, jo”, u shpreh Rashiq. Duke komentuar debatet e fundit publike rreth ligjshmërisë së kandidimit, Rashiq theksoi se vetë nuk është jurist, megjithëse, siç tha ai, “krejt po bëhen të tillë” ditëve të fundit. “Unë njoh njerëz [juristë] të cilët e dinë, të cilët janë në njëfarë forme ose kanë qenë brenda Kushtetueses dhe i pyes dhe i kërkoj sqarime shtesë dhe saktë”, tha Rashiq. Ai shtoi se për çdo hap kërkon konsultime nga ekspertët për të siguruar që veprimet e tij të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Rashiq dy herë nuk ka marrë votat e duhura për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i ri i Kuvendit Dimal Basha ju kanë bërë thierrje deputetëve të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës që ta votojnë Rashiqin sepse “ai nuk është nga Lista Serbe”. *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje