Pikat kryesore
- Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, pranë fshatit Panaja.
- Mësohet se tre automjete janë përfshirë në aksident, një furgon tip “Benz” me targa AB 498 JR, një tjetër automjet tip “Benz”, si edhe një mjet i tonazhit të rëndë.
- Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti i rëndë, një bot uji, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj, duke shkaktuar bllokim të pjesshëm të qarkullimit në zonë.
Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, pranë fshatit Panaja. Mësohet se tre automjete janë përfshirë në aksident, një furgon tip “Benz” me targa AB 498 JR, një tjetër automjet tip “Benz”, si edhe një mjet i tonazhit të rëndë. Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti i rëndë, një bot uji, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj, duke shkaktuar bllokim të pjesshëm të qarkullimit në zonë. Gjithashtu, një person ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.