Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

Pikat kryesore

  • Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk i ka dorëzuar ende rezutaltet Prokurorisë së Tiranës, përsa i përket konstatimeve për helmimin e studentëve të policisë.
  • Siç raportohet, prokuroria i ka përcjellë AKU-së edhe një kërkesë të mëparshme për të cilën nuk ka marrë përgjigjje.
  • Grupi i hetimit kërkon t’i vendosen në dispozicion nga ky institucion, dokumentet nëse ka kryer më herët apo jo gjurmueshmërinë dhe kontrollin e ushqimit dhe produkteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk i ka dorëzuar ende rezutaltet Prokurorisë së Tiranës, përsa i përket konstatimeve për helmimin e studentëve të policisë. Siç raportohet, prokuroria i ka përcjellë AKU-së edhe një kërkesë të mëparshme për të cilën nuk ka marrë përgjigjje. Grupi i hetimit kërkon t’i vendosen në dispozicion nga ky institucion, dokumentet nëse ka kryer më herët apo jo gjurmueshmërinë dhe kontrollin e ushqimit dhe produkteve. Hetuesit kërkojnë të zbulojnë nësë ka pasur kontrolle të tjera dhe cilat kanë qenë rezutltatet. Po ashtu prokuroria është në pritje edhe të akt-ekspertizës zyrtare nga Mjekësia Ligjore për helmimin e studentëve. Ditën e djeshme, 14 maj, AKU njoftoi se helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë ka ardhur nga konsumimi i makaronave të cilat rezultuan me esheria koli (Escherichia coli ) dhe stafilokok. Ky ishte rezultati i analizave të dala nga mostrat e marra pranë kuzhinës së Akademisë në Sauk. “Nga laboratori i Referencës ISUV informohemi se 8 mostra të kampionuara kanë dalë brenda normave dhe një kampion makarona produkt i gatshëm ka rezultuar jokonform për ngarkesë mbi norme Escherichia.Coli dhe B staphylococcus koagulaze pozitive, mostër kjo e kampionuar në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk”, thuhej në njoftim. Për këto gjetje, AKU mori masën e ndërprerjes së aktivitetit, deri në plotësimin e kërkesave ligjore për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës si dhe ndërprerjen e aktivitetit të subjektit SORI-AL. Kujtojmë se 56 studentë përfunduan në repartin Infektiv të QSUT-së nga helmimi i ushqimit te kontaminuar. Pas hetimeve të kryera nga policia u arrestua një 52-vjecar me detyrë kuzhinier dhe një 23-vjeçare teknologe në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqimin. Në kërkim u administratorja e kompanisë ndërsa një tjetër teknologe do të hetohet në gjendje të lirë.

Lini një Përgjigje