Shtëpi/ Pse Berisha është politikani më i pasur dhe i korruptuar në Ballkan, në 2003…

Shtëpi/ Pse Berisha është politikani më i pasur dhe i korruptuar në Ballkan, në 2003…

Pikat kryesore

  • Në vitin 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, Sali Berisha deklaron si pasuri të paluajtshme vetëm një apartament me sipërfaqeb 69 m2, në pallat parafabrikat.
  • Vitet e fundit, duke verifikuar në regjistrat hipotekor, rezultuan rreth 50 pasuri të paluajtshme, me vlerë dhjetëra milionë euro, kryesisht në emrin e dhëndrit zëhollë dhe të bijës.
  • Një pjesë e pasurive të paluajtshme janë sekustruar nga SPAK si produkt i aferave korruptive të Sali Berishës, i cili rezulton se ka përdorur pushtetin për pasurimin e Familjes.

Në vitin 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, Sali Berisha deklaron si pasuri të paluajtshme vetëm një apartament me sipërfaqeb 69 m2, në pallat parafabrikat. Vitet e fundit, duke verifikuar në regjistrat hipotekor, rezultuan rreth 50 pasuri të paluajtshme, me vlerë dhjetëra milionë euro, kryesisht në emrin e dhëndrit zëhollë dhe të bijës. Më pas këto pasuri të paluajtshme u reflektuan në dosjen penale të SPAK për aferën e tjetërsimit të ish Klubit Partizani, me të pamdehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, të cilët akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash. Një pjesë e pasurive të paluajtshme janë sekustruar nga SPAK si produkt i aferave korruptive të Sali Berishës, i cili rezulton se ka përdorur pushtetin për pasurimin e Familjes. Krahas trojeve, fabrikave etj., Sali Berisha, jo rastësisht non grata në SHBA dhe Britaninë e Madhe, posedon të paktën 40 apartamente me sipërfaqe mijëra m2, në emrin e familjarëve të tij, produkt i aferave korruptive me pronat dhe paratë publike kur ishte kryeministër. Bëhet fjalë vetëm pasurinë e deklaruar pjesërisht. Pasuria e padeklaruar, kamufluar në emra të tjerë, dyshohet se ka një vlerë qindra milionë euro, ku përfshihen vila, zyra, resorte, kulla dhe aksione në kompani koncensionare. Evidencat e vizatojnë Sali Berishën si jo vetëm si gjakatar (zhdukja e Remzi Hoxhës, vrasja e Kosta Trebickës, Gërdeci, 21 Janari etj.), por edhe si politikanin më të pasur, rrjedhimisht më të korruptuar në Ballkan. Disa nga pasuritë e Berishës –Apartament në Bruksel 395 mijë euro. -Apartament në Roterdam 360 mijë $. -Apartament 125 m2 në Tiranë. -Vilë në Gjirin e Lalëzit. -Ndërtesë banimi në Gjirin e Lalëzit. -Apartament, Budapest 155 mijë euro. -Pronë në Mynih të Gjermanisë. -Apartament 128.3 m2 në Tiranë. -Apartament 195 mijë euro. -Apartament 200 mijë euro. -Apartament 179 mijë euro. -Bodrum me vlerë 10 mijë $. -Apartament 100 m2. -Apartament 75 m2. -Apartament 100 m2. -Apartament 146 m2. Apartament 100 m2. -Apartament 73 m2. -Apartament 100 m2. -Apartament 100 m2. -Apartament 156 m2 në Tiranë. Apartament 100 m2. -Apartament 100 m2. -Njësi ndërtimore 167 m2 në Tiranë. -Njësi ndërtimore 205 m2 në Tiranë. Njësi ndërtimore 100 m2 në Tiranë. -Njësi ndërtimore 214 m2 në Tiranë. -Njësi ndërtimore 376 m2 në Tiranë. -Njësi 113 m2, 160 mijë euro. -Njësi 107 m2, tek ish Klubi Partizani. -Apartament 100 m2. -Apartament 100 m2. -Apartament 100 m2. -Apartament 75 m2. -Apartament 100 m2. -Apartament 100 m2. -Apartament 100 m2. -Apartament 201 m2 në Tiranë. -Apartament 112 m2 në Tiranë. -Apartament 208 m2 93 mijë euro. Shënim: Nuk janë përfshirë troje, kulla, bodrume, garazhe dhe fabrika.

Lini një Përgjigje