Shqipëria në avionin e Londrës” – rrëfenjat e vogla të një vendi në ndryshim

Shqipëria në avionin e Londrës” – rrëfenjat e vogla të një vendi në ndryshim

Pikat kryesore

  • “Ky është një libër për ata që duan të rrinë larg ekranit dhe kronikës së zezë.
  • Një kujtesë se gazetaria mund të bëhet kudo, edhe kur nuk je pjesë e një redaksie,” u shpreh gazetarja.
  • Në faqet e librit pasqyrohen ngjarje që kanë shënjuar një dekadë të tërë: nga tërmeti tragjik, reforma në drejtësi dhe pandemia e COVID-19, te turizmi, emigracioni dhe shpopullimi i vendit.

Në studion e ABC e Mëngjesit, Sulçe tregoi se ky libër është një vazhdim i një bisede të nisur 10 vite më parë, por këtë herë me një këndvështrim tjetër: Shqipërinë e parë nga larg, jashtë kufijve, përmes historive të vogla që flasin për ndryshime të mëdha. “Ky është një libër për ata që duan të rrinë larg ekranit dhe kronikës së zezë. Një kujtesë se gazetaria mund të bëhet kudo, edhe kur nuk je pjesë e një redaksie,” u shpreh gazetarja. Në faqet e librit pasqyrohen ngjarje që kanë shënjuar një dekadë të tërë: nga tërmeti tragjik, reforma në drejtësi dhe pandemia e COVID-19, te turizmi, emigracioni dhe shpopullimi i vendit. Për Sulçen, libri është vetë “redaksia” e saj, sepse përmbledh histori që i kemi jetuar të gjithë si shoqëri. Titulli, sipas saj, nuk është rastësor: ai fton lexuesin të shohë Shqipërinë me një sy tjetër, nga distanca, për të kuptuar më mirë se sa shumë kemi ndryshuar në këto 10 vite. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Integrimi/ Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë! “KE i konsideron të përmbushura negociatat”/ Rama: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër! “Rruga drejt BE e vështirë, por pa kthim”/ Rama: Shqipëria është në hapat e fundit drejt historisë

Lini një Përgjigje