Arsenal, drejt titullit me polemika/ “Topçinjtë” fitojnë 1-0 në derbin e Londrës ndaj…

Arsenal, drejt titullit me polemika/ “Topçinjtë” fitojnë 1-0 në derbin e Londrës ndaj…

Pikat kryesore

  • Arsenali mund të themi se e ka prekur me dorë titullin në Premier Ligën angleze, me pesë pikë epërsi ndaj Mançester Sitit, kur fundi thuajse ka mbërritur.
  • Gjithsesi, suksesi dramatik ndaj Uest Hemit që e afroi me triumfin që ëndërrohet që nga 2004-ra, erdhi vetëm pas një vuajtjeje të skajshme dhe me polemika tepër të mëdha.
  • Leandro Trosar e shënoi golin e fitores vetëm në minutën e 83-të, por nuk kishte marrë fund me aq.

Më afër se kaq nuk ka qenë në gati 22 vjet. Arsenali mund të themi se e ka prekur me dorë titullin në Premier Ligën angleze, me pesë pikë epërsi ndaj Mançester Sitit, kur fundi thuajse ka mbërritur. Gjithsesi, suksesi dramatik ndaj Uest Hemit që e afroi me triumfin që ëndërrohet që nga 2004-ra, erdhi vetëm pas një vuajtjeje të skajshme dhe me polemika tepër të mëdha. Leandro Trosar e shënoi golin e fitores vetëm në minutën e 83-të, por nuk kishte marrë fund me aq. Thellë, në sekondat e fundit të kohës shtesë, Uest Hemi shënoi me anë të zëvendësuesit Kallëm Uillson, veçse VAR-i ndërhyri. U deshën 4 minuta e 11 sekonda për të marrë një vendim, i cili ishte fatlum për “topçinjtë” dhe fatal për “çekiçët” që rrezikojnë të bien nga kategoria. Fatal, anulimi i golit ishte edhe për Mançester Sitin që shpreson të fitojë garën për titull me Arsenalin. Polemikat ishin sepse vërtet që VAR-i konsideroi me të drejtë faullin ndaj portierit Raja, por akuzat janë se më herët kishte pretendime për penallti për Uest Hemin. Gjithsesi, derbi i vogël i kryeqytetit përfundoi 1-0 për ekipin e trajnerit Mikel Arteta, që kryeson Premier Ligën me 79 pikë në 36 ndeshje, ndërsa ekipi I Pep Guardiolës ka 74 pikë dhe duhet të luajë një sfidë më shumë./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Anglia do gjitha “Europën”/ Ishullorët synojnë të fitojë që të tre trofetë kontinental Champions mësn finalistin e parë/ Arsenal-Atletico luajnë gjysmëfinalen e kthimit në Londër Arsenal del “gjallë” nga “ferri”/ Atletico barazon 1-1 në shtëpi në gjysmëfinale në Champions

Lini një Përgjigje